PD i përgjigjet ftesës së Ramës: Shqipëria s’ka nevojë për një foto mes teje e Bashës - Gazeta Express
string(83) "pd-i-pergjigjet-fteses-se-rames-shqiperia-ska-nevoje-per-nje-foto-mes-teje-e-bashes"

PD i përgjigjet ftesës së Ramës: Shqipëria s’ka nevojë për një foto mes teje e Bashës

Gazeta Express

08/12/2019 18:26

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i është përgjigjur ftesës së Ramës drejtuar kryedemokratit Basha për një tryezë të përbashkët në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit.

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social, Paloka shkruan se Shqipërisë nuk i nevojitet një foto Rama- Basha, por një qeveri e përgjejshme që arrin të kujdeset për të prekurit nga tërmeti dhe ka aftësi të menaxhojë situatën e rëndë.

Lexo Edhe:

Paloka shton se po të triumfonte ligji, të parët që do të shkonin në burg do të ishin ata që lejuan rifutjen e një sërë banorëve edhe pse tërmeti i shtatorit, ia kish dëmtuar dhe bërë shtëpitë të pabanueshme.

“Në ditën e 13-të pas tërmetit, ajo që ju duhet shqiptarëve nuk është pasurimi i albumit fotografik propagandistik i Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë. Ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjshme, një kryeministër që nuk e mbush ditën me shfaqje te shëmtuara me fatkeqët.

Po të triumfojë ligji mbi partinë, të parët që shkojnë në burg janë ata që lejuan banorët të futen në pallatet e Thumanës të çertifikuara të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, nga Artur Bushi te qeveritarët e Tiranës.

Po të triumfojë ligji mbi partinë, Gjush Dako në vend që të ri-emërohet dhe të ngarkohet për zhdukjen e letrave live në ERTV, e të shoqërojë Ramën në Turqi, duhet të ishte në burg për masakrën urbane në Durrës, që është bërë me firmën e tij dhe me betonin e tij.”-shkruan Paloka.

STATUSI I PLOTË: