PD dhe aleatët me 14 deputetë të rinj në Kuvend - Gazeta Express
string(47) "pd-dhe-aleatet-me-14-deputete-te-rinj-ne-kuvend"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 16:07

PD dhe aleatët me 14 deputetë të rinj në Kuvend

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 16:07

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj fituan në zgjedhjet e 11 majit, vetëm 14 ulen për herë të parë në Kuvend. Pjesa më e madhe e grupit parlamentar opozitar janë figura të rikthyera ose të rikonfirmuara.

Dy emrat më të perfolur janë ish-gjyqtari Gjin Gjoni në Lezhë dhe ish-prokurori Arjan Ndoja në Durrës, të larguar nga sistemi i drejtësisë pas problemeve me Vettingun. Po në Durrës, për herë të parë deputete bëhet farmacistja Manjola Luku dhe sipërmarrësi Artan Luku. Nga biznesi vjen edhe Kliti Hoti në Shkodër.Në Berat, PD sjell mjekun Zija Ismaili, ndërsa në Dibër hyn Denisa Vata, ish-kryetare e PD në Mat. Elbasani përfaqësohet nga ish-kreu i degës lokale Blendi Himçi dhe biznesmenia Klodiana Çapja.Korça sjell juristin Ivi Kaso, për vite përfaqësues ligjor i PD-së, si dhe Fidel Krekën, i angazhuar në strukturat blu. Tirana, qarku më i madh i vendit, ka vetëm dy emra të rinj: Besart Xhaferri, kryetar i FRPD-së, dhe Tedi Blushi, ish-gazetar e këshilltar i Ilir Metës.