Në KAS u mbajt mbledhja, ku u shqyrtua ankimimi i Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Kukësit.
PD kundërshtoi miratimin nga ana e KQZ të rezultatit për këtë qark, me pretendimet për për blerje votash, tjetërsim vote të diasporës apo manipulime në favor të mazhorancës, edhe pse ne këtë qark PD fitoi dhe mori dy mandate, ndërsa PS mori 1 mandat.
Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri kërkoi që ankimimi i aleancës së opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës të merrej parasysh.
Ndërkohë, përfaqësuesit e KQZ u shprehën se vendimi për tabelat e rezultateve u mor mbi bazën e të dhënave dhe moskonstatimit të parregullsive serioze që deformonin rezultatin.
KAS pranoi vetëm dy kërkesa nga pesë në total, e para për studimin e të dhënave të DHL dhe e dyta mbi raportin e audituesve teknicienë.