"Pazar i çmendur": Shpenzime rekord prej 9.76 miliardë dollarësh në këtë verë - Gazeta Express
string(74) "pazar-i-cmendur-shpenzime-rekord-prej-9-76-miliarde-dollaresh-ne-kete-vere"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 8:28

“Pazar i çmendur”: Shpenzime rekord prej 9.76 miliardë dollarësh në këtë verë

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 8:28

Merkatoja e verës 2025 hyri në histori. Klubet e futbollit në mbarë botën shpenzuan plot 9.76 miliardë dollarë për transferime ndërkombëtare, duke thyer çdo rekord të mëparshëm.

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej mbi 50% krahasuar me verën e vitit 2024 dhe lë pas edhe rekordin e vitit 2023.

Raporti zyrtar i FIFA-s tregon se Premier League angleze mbetet lideri absolut, me klube që kanë investuar gjithsej 2.73 miliardë euro.

Pas Anglisë vjen Gjermania (980 milionë euro), Italia (813 milionë) dhe Franca (625 milionë).

Ndërkohë, Arabia Saudite ka rënë në vendin e gjashtë, pas shpërthimit të vitit 2023 kur ishte në vendin e dytë.

12 mijë transferime në vetëm dy muaj

Sipas FIFA-s, janë regjistruar mbi 12 mijë transferime ndërkombëtare vetëm gjatë dy muajve të fundit, një tjetër tregues i aktivitetit të jashtëzakonshëm në tregun e lojtarëve.

Po ashtu, FIFA thekson se hyrja e Kupës së Botës për Klube në qershor 2025 ka hapur një “dritare shtesë” për merkato në disa vende të përfshira në kompeticion, veçanërisht ato me klube që shpenzojnë më shumë.

Futbolli femëror në rritje të ndjeshme

Edhe pse shifrat janë më modeste, merkatoja në futbollin femëror është rritur me 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 12.3 milionë dollarë.

Rreth një e treta e shpenzimeve në këtë sektor vijnë nga klubet amerikane, përcjell tch.

Jemi vetëm një vit larg nga Botërori i SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë dhe kjo po reflektohet në të gjithë sektorët, përfshirë edhe atë të futbollit femëror“, tha Emilio Garcia Silvero, zyrtari i lartë ligjor dhe i pajtueshmërisë në FIFA.