Pavarësisht deklaratave të Kurtit, Lajçak vazhdon angazhimin për dialog: Javën tjetër viziton Beogradin - Gazeta Express
string(101) "pavaresisht-deklaratave-te-kurtit-lajcak-vazhdon-angazhimin-per-dialog-javen-tjeter-viziton-beogradin"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 21:08

Pavarësisht deklaratave të Kurtit, Lajçak vazhdon angazhimin për dialog: Javën tjetër viziton Beogradin

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 21:08

Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të nis menjëherë angazhimin e tij në lidhje me këtë proces.

Siç njoftohet nga mediat serbe, presidenti Aleksander Vuçiq ka konfirmuar se Lajçak javën e ardhshme do të qëndrojë në Beograd.

Lexo Edhe:

Vuçiq foli në lidhje me atë se çka pret nga takimi me emisarin sllovak.

“Ne do të flasim për atë që Serbia mund të bëjë, atë që nuk mund të bëjë, atë që dëshiron dhe atë që nuk na shkon ndërmend me çdo kusht,” tha Vuçiq.

Në të njëjtin adresim para mediave, Vuçiq tha se Serbia do të ketë shumë presion nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës.

Ndërkaq, nuk dihet nëse Lajçak përveç Beogradit, do ta vizitojë edhe Prishtinën, pasi që në deklaratat e mëhershme të tij ai kishte thënë se do të takohet me palën kosovare menjëherë pas formimit të institucioneve të reja.