Paul Pogba shpërthen në lot para se të firmosë me Monacon - Gazeta Express
string(57) "paul-pogba-shperthen-ne-lot-para-se-te-firmose-me-monacon"

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 21:05

Paul Pogba shpërthen në lot para se të firmosë me Monacon

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 21:05

Paul Pogba ka përjetuar një moment jashtëzakonisht emocional në ditën kur zyrtarisht u rikthye në skenën e madhe të futbollit.

Mesfushori francez shpërtheu në lot pak para se të nënshkruante kontratën me AS Monacon, duke treguar gjithë ngarkesën emocionale që ka bartur pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij.

Pas pezullimit që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë, Pogba më në fund ka gjetur një mundësi të re për të rilindur, këtë herë në Ligue 1, kampionatin ku ai e nisi rrugëtimin si profesionist.

Ish-lojtari i Juventusit u ndje i pushtuar nga emocionet, teksa po vendoste firmën mbi kontratën që shënon rikthimin e tij në elitën e futbollit evropian.

VIDEO