Paul Pogba pranë kalimit te AS Monaco, marrëveshja është mbyllur - Gazeta Express
string(63) "paul-pogba-prane-kalimit-te-as-monaco-marreveshja-eshte-mbyllur"

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 16:48

Paul Pogba pranë kalimit te AS Monaco, marrëveshja është mbyllur

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 16:48

Paul Pogba është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në Ligue 1, kësaj here me fanellën e AS Monaco.

Sipas Fabrizio Romano, mesfushori francez ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me klubin nga Principata. Marrëveshja është mbyllur në të gjitha detajet.

Ndonëse zyrtarizimi ende nuk është bërë publik nga klubi, ai pritet të ndodhë brenda ditës.

Pogba largohet nga Juventus pas një periudhe të trazuar, të shënuar nga lëndime dhe pezullime, për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Me këtë lëvizje, AS Monaco përforcon ndjeshëm repartin e mesfushës, ndërsa Pogba synon të rigjejë formën dhe stabilitetin që e karakterizuan dikur si një nga mesfushorët më të mirë në botë.