Paul Pogba ka bërë rikthimin e tij të parë në futbollin profesionist pas një periudhe të gjatë, duke luajtur për herë të parë që nga shtatori i vitit 2023 në ndeshjen e Ligue 1 ku Monaco u mposht 4-1 nga Rennes.
32-vjeçari, që vuajti një pezullim për doping prej katër vjetësh që u ul në 19 muaj, u fut në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe shprehu emocionet e tij pas rikthimit.
“Ka pasur shumë emocione. Kam qenë i lumtur, por ka edhe pak trishtim për rezultatin,” tha Pogba pas ndeshjes.
Ai gjithashtu foli për procesin e rikuperimit dhe synimet e tij për t’u rikthyer në formën optimale: “Kam ende punë për të bërë për t’u rikthyer në 100%, por do të vinë me kohën”, shkruan Gazeta Express.
Pogba, që ka 91 ndeshje me Francën dhe ka qenë një faktor kyç në triumfin e Kupës së Botës 2018, shpreson të kontribuon më shumë për ekipin e tij dhe nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në ekipin kombëtar për Botërorin e vitit 2026. /GazetaExpress/