Patriarkalizmi në shtrat të demokracisë - Gazeta Express
string(42) "patriarkalizmi-ne-shtrat-te-demokracisekja"

Patriarkalizmi në shtrat të demokracisë

Gazeta Express

11/07/2020 10:35

Prandaj, jo rastësisht shoqëritë patriarkale krijojnë edhe elita politike me hendikepe edhe morale, për arsye se ato oscilojnë në mes të shkuarës dhe së ardhmes. Për këtë ky konflikt i brendshëm që prodhohet nga gjendja neurotike si pjesë e shoqërive patriarkale, elitat politike i vendosin në pozitat e abuzimit permanent

Shkruan: Dritan Dragusha

Lexo Edhe:

Shpeshherë thuhet se shoqëritë tribale dhe demokracia mund të bashkjetojnë shumë letë, e që kjo mund të jetë e vërtetë, por ama demokracia në një shoqëri tribale shumë lehtë mund të shëndrrohet edhe në mirëmbajtëse të këtij tribalizmi. Andaj jo rrallëherë tek shoqëritë e tilla ku sistemi socio-politiko-ekonomik është mjaft fragjil, demokracia të bëhet e kundërta e asaj çfarë është në të vërtetë. Për këtë është e kuptueshme se në shoqëritë patriarkale, zhvillimet janë mjaf të zorshme dhe kjo mbase ekziston pothuajse për të vetmin shkak, autoritetin si pjesë inherente e tyre. Pra, shoqëritë patriarkale priren nga autoritarizmi, madje kjo është rruga e tyre e vetme. Në pamundësi që ta kenë efektshmërin e tyre mbi bazën e një lirie të ndërvarshme, këto shoqëri synojnë autoritetin si një garant edhe i vet ekzistencësn së tyre. Siç edhe është e njohur, këto shoqëri konservohen në zona sa më të ngushta manovrimi, për shkak që kontrolli të jetë sa më efikas. Sa më të koncentruara linjat e komunikimit, d.m.th., aq më e zvogluar hapsira e veprimit apo shprehjes së lirë dhe normalisht kontrolli bëhet më i lehtë. Madje në shoqëri të tilla insistohet parreshtur që të centralizohet pothuajse çdo gjë. Mirëpo, duhet ta qartësojm një gjë, këto shoqëri patriarkale sot e ushtrojnë autoritetin ndryshe nga ç’mënyrë e kanë ushtruar dikur, ama pikënisja, pra,  fundamenti ka mbetur i njejti, sepse autoriteti si dikur, ashtu edhe sot si qëllim parësor dhe të vetmin e ka nënshtrimin e tjetrit. Madje duhet theksuar atë që Hannah Arendt e potencon kur flet per autoritetin, se si ai nuk duhet identifikuar me dhunën apo me mjetet e jashtme të detyrimit. Arendt mendon se; “…atje ku përdoret forca, autoriteti ka dështuar”. Kjo paskrrupulltësi që shpie tjetrin përherë në nënshtrim, origjinën e ka, që në psikoanalizë njihen si gjendje neurotike apo neuroza, e që në këtë rast këto shoqëri do të njehshin edhe si shoqëri neurotike. Prandaj, jo rastësisht shoqërit patriarkale krijojn edhe elita politike me hendikepe edhe morale, për arsye se ato oscilojnë në mes të shkuarës dhe së ardhmes. Për këtë ky konflikt i brendshëm që prodhohet nga gjendja neurotike si pjesë e shoqërive patriarkale, elitat politike i vendosin në pozitat e abuzimit permanent.

Po t’a mikroskopojmë me thellë do të kuptojmë se edhe shoqëria jonë dhe ajo ballakanike në përgjithësi janë me prirje autoritariste. Edhepse, kushtimisht të themi, se jetojmë në fshatin global të McLuhan-it, prapëseprap kjo shoqëri nuk ka mundur të çlirohet nga patriarkalizmi. Madje tek ne shoqëria dhe elitat politike janë në një marrëdhënie sado-masochiste. Bile-bile kjo është e vetmja formë e të ndërtuarit raporte. Po ashtu, një marrëdhënie të tillë e gjejm të shtrirë në tërë trupin e mundshmëm të marrëdhënieve ndërshoqërore. Si në familje, në kopshte, në qytet, në shkolla, në universitete, në politikë etj., pothuajse në çdo raport interpersonal dhe institucional a grupor, kemi një mënyrë shumë të çoroditur të ndërtimit të raporteve. Kjo mënyrë e të reflektuaarit të individit që është i ndërtuar nën diktatin e shoqërisë patriarkale, është bërë nyja gordiane e karakterit të tij. Të akomoduar në mindset-in patriarkal, si kusur për këtë ‘benefit’ kemi mundësuar elita politike të papërgjegjëshme, ashtu siç jemi edhe vet. Mirëpo, ajo çka i dallon këto elita politike nga ne, nga shoqëria pra, është se nëpërmes fuqisë që pushteti u’a mundëson, kanë krijuar rrjetin e klientelës, ku nëpërmes saj kontrollohen, survejohen dhe përvetësohen të gjithë sektoret e shoqërisë. Një kapilarizim i këtyre përmasave ka krijuar ndërvarshmëri hierarkike/tarafeve, ku secila në llojin e vet e luan rolin dhe autoritetin që ka. Dhe tërë ky ‘pallat’që tani funksionon nëpërmes kontrollit, po e riprodhon vetën, e që kjo situatën e komplikon edhe më shumë.

Kur sistemi politik i papërgjegjësisë arrinë në limitet e tij, ai fillon dhe krijon një gjendje status-quo-je, sepse pasiqë tërë kontrollin e ka shtrirë në shtatin institucional dhe shoqëror, një gjendje e tillë përbrenda këtyre rrethanave fillon dhe konsiderohet e natyrshme. Për një shoqëri kjo gjendje është pothuajse pika më e largët për të shpresuar në ndryshimin cilësor. Pothuajse edhe shoqëria jonë ka mbrri në një labirinth të tillë dhe ka kohë që punojmë për ta bindur vetën se pushteti aq thellë e ka shtrirë autoritetin e tij, sa që mundësia për ndryshim është e krahasueshme me një ëndërr të bukur. Në bazë të kësaj çka u tha del se pushtetet e fuqishme nuk janë ato pushtete që dhunën e kanë si mjet (Arendt), por të fuqishme janë ato pushtete që autoritetin e tyre e shtrijnë duke krijuar ndërvarshmëri, e sidomos edhe morale në mes individëve në njërën anë dhe pushtetit në anën tjetër. Kjo çasje sikur e çarmatosë qytetarin nga dinjiteti i tij dhe e skllavron në njëfar forme. Pra, një rrethan të tillë ku qytetari vëhet në pozitat falenderuese ndaj pushtetiit për ndonjë ‘benfit’ të ofruar nga ky i fundit, krijon ciklin e marrëdhenieve sado-masochiste.

E gjithë kjo gjendje si fundament të vazhdueshëm në qendër e ka korrupcionin. Pothuajse çdokush në çdo marrëdhënie si mbështjellës ka forma të ndryshme të korruptimit. Një mënyrë e tillë për ne gati se është bërë mënyrë jetese. Dhe sigurisht pas një periudhe korrupsioni kka depërtuar aq thellë sa që po rrezikon edhe substratin e linjave vitale të shoqërisë. Një gjithëpërfshirje e kësaj natyre fillon dhe bëhet mendësi. Korrupsioni transformon metodologjinë e synimeve që ka individit, i ravijëzon në linja më të shkurtra dhe që kjo pastaj krijon njeriun monstum. Kurrupsioni i suprimon sentimentet e individit duke i zëvendësuar ato qoftë me pushtet, qoftë me ndëgjueshmëri dhe nënshtrim, por që në secilin rast do të ketë çarje në identitet. Nje çarje e këtij formati e nxjerrë në pah tanimë gjendjen skizofrenike të individit. Një skizofreni e tillë është e pranishme edhe në shoqërinë tonë. Kohë më herët, por edhe tani çdo ditë shohim dhe ndëgjojmë se si arritjet e ndryshme në mënyrë korruptive si në profesion, në pozicione partiake, administrative, politike, arsimore etj., cilësohen nga shoqëria si zotësi. Individët apo grupe të ndryshme që pasurohen në kësi lloj procesesh, bëhen shumë autoritar, sepse tanimë atyre i’u është rrënuar ndërgjegjja, si një nga vektorët e rëndësishëm të karakterit. Si pasojë e krejt ksaj lindin klane politike dhe ekonomike me natyrë mafioze. Kjo është edhe e pritshme, mbase vjen edhe natyrshëm e edhe domosdoshmërisht po ashtu, sepse i tërë kapitali i grumbulluar i çfardo forme është i përfituar nëpërmjet delikuencave të ndryshme dhe që kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri.

Mirëpo, çka ndodhë me/për një shoqëri kur jeton në një gjendje të tillë? Prej shumë problemeve mendoj se dy element janë të rëndësishme. Elementi i pare; një shoqëri e kësillojt nuk mund të shkëputet nga tribalizmi, madje vetëm sa e forcon edhe më atë, sepse secili me secilin janë në borxh (material e moral), e që pastaj të gjithë janë të varur nga pushteti. Për këtë Karl Popper-i thotë se; “Tribalizmi, domethënë theksimi i skajshëm i rëndësisë së fisit, pa të cilin individi nuk është asgjë.”, e që tek ne ky tribalizim si me automatizëm ka krijuar nepotizmin. Kurse elementi i dytë; tranzicioni i sistemit politik, që ka për synim demokracinë, fillon dhe stërkeqet deri në atë pikën sa që demokracia paradoksalisht fillon dhe bëhet mirëmbajtëse efektive e tërë kësaj gjendje, sepse tani krejt këto negativitete defilojnë nën kolonen zanore të demokracisë dhe demokratizimit. Kjo frymë aq shumë e pengon (dhe siç po vërejmë kohëve tëfundit se sip o funksionon shoqëria, politika dhe shteti) shtetin sa që e ka zhvendos deri në kufijt e një disfunksionaliteti total.