Patos/ Zjarri përpin pyllin me pisha dhjetëravjeçare, era favorizon flakët - Gazeta Express
string(72) "patos-zjarri-perpin-pyllin-me-pisha-dhjeteravjecare-era-favorizon-flaket"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 17:20

Patos/ Zjarri përpin pyllin me pisha dhjetëravjeçare, era favorizon flakët

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 17:20

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos.

Sipas burimeve të informacionit nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës, era po ndihmon flakët, ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, dhe ndërhyrja është e pamundur. Po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.