Ajo që duam të gjithë pas një dite të gjatë pune, apo një dite me shi është një filxhan çaji i ngrohtë a kakao, të mbështjellë në batanije në kolltuk tek shohim filmin apo serialin e preferuar. Por pastrimi i shtëpisë, rregullimi i rrobave të hedhura kudo, nderja e tyre apo hekurosja na marrin shumë kohë nga ato pak momente tona të lira pushimi.
Punët e shtëpisë na duken një një mision i pamundur, të paktën për gjithëkënd që nuk ka investuar në pajisje që na e lehtësojnë jetën. Këto të fundit, nuk mund të jenë të asnjë marke tjetër, veç Samsung, gjiganti i elektroshtëpiakeve e jo vetëm, që ka revolucionuar jetët tonë. Kombinimi i pajisjeve inteligjente BESPOKE AI™, makina larëse dhe tharësja nga SAMSUNG që do t’ju ndryshojë përditshmërine tuaj, do ta kthejë larjen e rrobave në punën tuaj të preferuar.
Nëse mendoni se këto pajisje kryejnë të njëjtën punë si pajisjet e tjera gaboni. Çdo pajisje mund të lajë veshjet tuaja, nëse nuk mungon detergjenti dhe uji por lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung bëjnë shumë më shumë. Aplikacioni SmartThings dhe konektivitieti me pajisjen tuaj të preferuar të gjeneratës S24 është një ndër avantazhet e preferuara të klientëve, që do jua ndryshojë rutinën tuaj. Shijoni larjen e personalizuar, efikase dhe pa probleme duke përdorur këtë aplikacion direkt nga telegoni juaj i zgjuar. Me anë të analizimit të modeleve tuaja të larjes së rrobave, Clothing Care ofron rekomandime dhe këshilla të përshtatura për ciklin dhe jo vetëm. Energy ndihmon në menaxhimin e përdorimit holistik të energjisë ndërsa Home Care ruan lavatriçen në gjendje optimale.
Lavatriçja Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™, e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa inteligjenca artificiale e integruar në këto pajisje llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit. AI gjithashtu, dikton tipin e materialit dhe optimizon sasinë e flluskave, kohën e larjes, temperaturën dhe shpejtësinë e rrotullimit, duke mbrojtur veshjet tuaja. “AI Wash” përdor sensorë të përparuar për të diktuar peshën dhe butësinë e materialit dhe për të monitoruar vazhdimisht nivelin e njollave. Më pas optimizon në mënyrë inteligjente ujin dhe detergjentin, si dhe zhytjen, shpëlarjen dhe kohët e rrotullimit. Kapaciteti deri në 11 kg në një kabinet standard prej 600 mm do ju lejojë të lani më shumë rroba dhe dizajni i thjeshtë dhe i sheshtë do të kombinohet më së miri me çdo ambient të brendshëm.
Larja e rrobave rregullisht është një hap i rëndësishëm në parandalimin e alergjive. Mikroorganizmat e gjallë të cilat ngjiten në veshjet tuaja, pas një xhiroje në natyrë, janë gjithashtu armiqtë që mund të rrezikojnë një shtëpi të pastër dhe të sigurt sepse mund jetojnë në mjedisin tonë. Në mënyrë që të shmangni dhe të parandaloni alergjitë nga këto mikroorganizma, mund të thani rrobat tuaja me ndihmën e tharësve që përdorin ajër të nxehtë. Një bashkëpunëtor i mirë në luftën kundër alergjive mund të jenë lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung, që eliminojnë të gjitha papastërtitë dhe bakteret. Cikli i higjienizimit me pastrimin me avull përmirëson cilësinë e pastrimit të rrobave dhe eleminon 99.9% të baktereve dhe alergjentëve. Tharja e rrobave do të jetë më e shpejtë dhe më e butë me rrobat duke reduktuar përdorimin e energjisë me 10%. Teknologjia me shumë sensorë e “AI Dry” monitoron lagështinë e rrobave në kohë reale dhe gjeneron në mënyrë inteligjente sasinë optimale të nxehtësisë për t’iu përshtatur peshës dhe përmbajtjes së lagështisë së secilës ngarkesë. Opsioni QuickDrive™ redukton kohën e larjes dhe kursen energji, ndërsa SmartThings detekton programin ideal të tharjes, për një cikël larjeje. Jetëgjate dhe efikase, pajisje pa zhurmë, dizajn dhe cilësi janë vetëm disa nga fjalët që mund të përshkruajnë këto pajisje.
Magjia e pastrimit në shtëpinë tuaj
Ndonjëherë duket sikur punët e shtëpisë, pastrimi i dyshemesë apo tapeteve është i lodhshëm dhe i komplikuar, por ky proces behet me i lehtë falë fshesës me korrent BESPOKE Jet. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ AI pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve pa më të voglin mundim. Bespoke Jet™ fshesa me vakum e karikueshme pa kordon, është sa e fuqishme edhe me stil. Dizajni me peshë të lehtë, ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe pastrimin e shtëpisë. All-in-one Clean Station™ përdor teknologjinë “Air Pulse”, e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë. Gjithashtu, kjo pajisje kap 99,999% të pluhurit të imët dhe një qese pluhuri antibakteriale parandalon 99,9% të rritjes bakteriale.Ideale për këtë stinë, kur dritaret mundohet t’i hapim sa më pak dhe ajrimin e shtëpisë mund ta bëjmë falë kësaj pajisjeje. Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, klikoni linkun.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...