Një pastor në Shtetet e Bashkuara është kritikuar për një fjalim seksist, pasi u bëri thirrje grave të martuara që ta kontrollojnë peshën trupore dhe të mos duken si burra në mënyrë që ta kenë vëmendjen e bashkëshortëve.
Pastori i quajtur Stewart-Allen Clark, 55 vjeç, që punon në Malden të Missourit, e mbajti fjalimin e çuditshëm muajin e kaluar, duke mbajtur në dorë një libër që dukej si Bibël, përderisa po u drejtohej pjesëmarrësve të tubimit.
Gjatë fjalimit, pastori kontrovers pretendon se secili burrë ka nevojë për një grua tërheqëse, duke nxitur shumë reagime dhe mesazhi i tij është vlerësuar si fyes, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, gratë nuk janë të detyruara që të jenë mishërim i bukurisë, por ato duhet të përpiqen më shumë që të duken tërheqëse.
“Tani, shikoni, nuk jam duke thënë se secila grua mund të jetë epike, bashkëshorte epike e të gjitha kohërave, si Melania Trump, nuk po e them aspak këtë. Nuk e di, por e tëra që mund të them është se jo gjithkush duket kështu! Amen! Por ju s’keni nevojë as të dukeni si burrë”, tha Clark.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...