Jo pak dëme pësoi Kosova nga bllokada institucionale nëntë mujore si në skenën e brendshme ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Ish-diplomati Avni Arifi, thotë se dëmi që ka pësuar vendi nga mungesa e institucioneve nuk është vetëm material por edhe diplomatik duke lënë prapa Kosovën në rrugën e saj evropiane.
“Edhe Evropa është ne telashe nuk po di qysh me mbrojt Kosovën nga vetvetja qytetarët janë duke humbur ne dhjetar milionë qindra milionë euro dëmi i Kosovës nga kjo bllokadë do të jetë në vlerë të jashtëzakonshme mos të flasim për imazhin për komplikimet që janë shfaqë edhe për të ardhmen sepse disi e kishim rikuperuar dëmin por ne s’jemi dalë ende prej dëmit dhe s’ka shpresë së do dilet vazhdon bllokada. Nuk po ngecë në rrugën evropian është mbrapa raporti i progresit ishte raport i regresit. Kemi kapje totale të shtetit tendencë për me kriju një kalifat të Kurtit… vazhdon kriza qytetarët jetojnë më keq kryesore Albin baba është mire kjo është s’ki çka tjetër Albin baba Albin baba i keni humbur 1 miliardë euro urdhno i nëse e keni parë vazhdoni paguani ma shumë”, tha Arifi për RTV21.
Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se mungesa e krijimit institucioneve përgjatë këtyre muajve e ka dëmtuar perspektiven evropiane të Kosovës.
“Përfundimisht BE ja e ka parë shumë të rëndësishme qe vendeve të Ballkanit t’u jepet një perspektivë reale për anëtarësim. Perspektiva po ringjallet mirëpo Kosova është vendi që ka perspektiven më të dobët sepse përkundër faktit se gjitha se vendet ose kane vende kandidate ose kanë hapur negociata Kosova nuk ka as statusin e vendit kandidat dhe kjo duhet të jetë shtysë edhe më e madhe për spektrin politik në Kosovë që të kemi institucione të cilat kanë legjitimet të plotë dhe institucione qe partnerët tanë me BE-së mund t’i kenë si palë që mund të ndërveprojnë dhe trajtim të temave të rëndësishme karshi perspektives sonë integruese. Mungesa e krijimit institucioneve për gjithë këta muaj e ka dëmtuar perspektiven evropiane të Kosovës sepse edhe reformat që kanë qenë të parapara në planin e rritjes i cili është i pezulluar për shkak se nuk është miratuar marrëveshja në Kuvend si shkak i mungesës së institucioneve dhe nuk kemi pas mundësi të përfitojmë fondet në trasenë e parë derisa vendet e tjera kanë ece tutje. Në anën tjetër vazhdojmë të mbetemi në masa që na ka pamundësi te përfitim nga fondet e IPA-s dhe ato të instrumentit për investime të Ballkanit perëndimor dhe gjitha këto në një mënyrë kanë ndikuar negativisht në përgatitjen e Kosovës për të qenë anëtar i denjë për tu bërë kandidat e me pas anëtarë i BE-së”, tha Loxha për RTV21.
Kosova është i vetmi vend në rajon përveç Bosnje dhe Hercegovinës që ende nuk ka përfituar nga plani i rritjes i BE-së për shkak të mosratifikimit në Kuvend të marrëveshjeve që mundësojnë alokimin e këtyre fondeve. Për të njëjtën arsye Kosova nuk ka përfituar as 90 milionë eurot e Bankës Botërore.