Pasojat e tmerrshme që do të keni nëse përdorni brusha të papastra të grimit - Gazeta Express
string(76) "pasojat-e-tmerrshme-qe-do-te-keni-nese-perdorni-brusha-te-papastra-te-grimit"

Pasojat e tmerrshme që do të keni nëse përdorni brusha të papastra të grimit

Shneta tjera

Gazeta Express

20/12/2020 14:24

Të gjithë e dinë se është e rëndësishme të pastroni brushat e makijazhit

Por sigurisht, të gjithë bëhen paksa përtace nganjëherë. Por nëse keni nevojë të iu kujtohet edhe një herë pse duhet të pastroni brushat, këto pasoja do ua shpifin, transmeton lajmi.net.

Poret tuaja do të bllokohen

Është shumë mirë nëse nuk jeni duke e prekur fytyrën me duar, por nëse brushat e makijazhit janë të papastra, kjo është edhe më keq! Kjo do të shkaktoj akne nëse nuk i pastroni mjaftueshëm brushat.

Mund të merrni infeksion të staphonave

Gjatë përdorimit të përditshëm, brushat akumulojnë qeliza të vdekura të lëkurës, papastërti, yndyrë dhe bakterie. Këto do të thotë se infeksionet që mund të keni në një vend të fytyrës do të përhapen në të gjithë fytyrën.

Makijazhi juaj do të duket më keq

Arsyeja pse ju përdorni brusha për makijazh, është që të duket më bukur, por nëse përdorni brusha të papastra, ajo do të bëjë makijazhin të duket i shtresuar dhe copë-copë.

Mund të iu skuqen sytë

Skuqja e syve mund të shkaktohet nga përdorimi i brushave të papastra ose nëse përdorni makijazhin njëjtë me dikë tjetër, transmeton lajmi.net.

Lëkura juaj mund të irritohet

Nëse keni vënë re që lëkura juaj kruhet dhe skuqet pasi të përdorni makijazh, atëherë mund të jetë problemi tek brushat.

Do të shpenzoni para më shumë

Brushat e pastra do të jenë më të qëndrueshme, dhe do të mund t’i përdorni për një kohë më të gjatë.

Mund të këpusni qerpikët

Kthyesja e qerpikëve mund të iu këpus qerpikët nëse ka maskarë të mbetur në të, sepse ajo bëhet ngjitëse dhe mund të iu lërë pa qerpikë.

Rrezikoni të iu bëhen rrudha

Këto zakone të mos mbajtjes së higjienës do të iu shkaktojnë rrudha, sepse irritimi i lëkurës do të humb elasticitetin e lëkurës.

Mund të tërhiqni insekte

Sfungjerët e fytyrës mund të mbushen insekte nëse nuk i pastroni mirë. Askush nuk do insekte në brushat e tyre!