Pasioni dhe dashuria për qëndisjen me grep - Gazeta Express
string(42) "pasioni-dhe-dashuria-per-qendisjen-me-grep"

Pasioni dhe dashuria për qëndisjen me grep

Gazeta Express

02/12/2019 15:12

Punimet artizanale me qëndisje dhe grep janë traditë e shqiptarëve, që i kanë rezistuar çdo kohe.

Punimet e dorës përveç që janë të bukura për t’u parë, janë edhe investim shpirtëror i çdo krijuesi që këtë punë e bën me pasion dhe dashuri të madhe.

Lexo Edhe:

E tillë është edhe Elmedina, vajza nga Prizreni, e cila me profesion është arkitekte, por shumë e pasionuar pas detajeve dhe trashëgimisë kulturore.

Ajo rëndësi të veçantë u kushton kujtimeve të së kaluarës, të cilat na mbajnë fort të lidhur me të tashmen. Ngjarjet, historitë e memoriet që i kemi jetuar, tani mund t’i shohim të pasqyruara përmes qëndisjeve të saj.

Kjo është një teknikë e re e krijuar nga vetë Elmedina. Sigurisht që sfidat në fillim kanë qenë të mëdha, pasi qëndisja e fotografive, sipas saj, është proces që kërkon kohën e vet. 

Elmedina tregon se kërkesat janë të shumta, derisa interesimi më i madh mbetet nga çiftet.

Pos teknikës shumë të veçantë edhe lloji i qëndisjeve dallon. Për qëndisjen braziliane, Elmedina përdor penj të dantellave.

Kujtimet janë sikur një mozaik që ne e krijojmë. Tentojmë ta japim maksimumin që secila pjesë e tij të jetë më e veçantë se tjetra, derisa realizimi final zë pjesën më të bukur./T7/Gelina Maloku/