Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, është kthyer në shtëpi pas plot dy vitesh në skenë. E mesa duket ka vetëm një plan: të mos bëjë asgjë.
44-vjeçari e ndau këtë ndjesi me 72.1 milionë ndjekësit e tij në “Instagram”. Të hënën, ai publikoi në “Instastory” një fotografi ku shfaqej i veshur me një bluzë që kishte të shkruar:
“Nuk do të bëj asgjë sot. Mision i kryer”.
Në imazhin në fjalë, Timberlake shfaqet i buzëqeshur, duke i nxjerrë gjuhën kamerës, në një moment të qartë çlodhjeje pas përfundimit të turneut botëror “Forget Tomorrow World Tour”, që nisi në prill 2024 në Vankuver dhe përfundoi më 30 korrik 2025 në Stamboll.
Kjo ndodh vetëm pak kohë pasi Timberlake zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme, çka e bëri edhe më domethënëse për të mbyllja e këtij kapitulli të rëndësishëm në karrierë.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...