Pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike, bie nga funksioni faqja e Trustit
Lajme
Gazeta Express
04/12/2020 19:35
Sot Kuvendi i Kosovës ka votuar Pakon e
Rimëkëmbjes Ekonomike e cila do t’ua lejojë qytetarëve të Kosovës t’i tërheqin
nga 10 përqind nga kursimet e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale.
E interesi i qytetarëve lidhur me këtë duket
të jetë i lartë, pasi faqja zyrtare e Trustit ka rënë nga funksioni.
Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike ka vlerë prej 212 milionë euro për biznese, tërheqje e 10 përqindëshit të Trustit dhe gjithashtu përfshinë nga 300 euro për të gjithë që e kanë humbur punën gjatë pandemisë.