Pasi u nda nga Melinda, Gates gjen sërish dashurinë në moshën 67-vjeçare - Gazeta Express
string(71) "pasi-u-nda-nga-melinda-gates-gjen-serish-dashurine-ne-moshen-67-vjecare"

Rozë

Gazeta Express

09/02/2023 9:35

Pasi u nda nga Melinda, Gates gjen sërish dashurinë në moshën 67-vjeçare

Rozë

Gazeta Express

09/02/2023 9:35

Mesa duket Bill Gates ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes me ish-bashkëshorten Melinda në vitin 2019. Sipas raportimeve të Mail Online, miliarderi 67-vjeçar është në një marrëdhënie me shoqen e tij të tenisit, Paula Hurd.

Hurd është e veja e bashkëdrejtuesit dhe presidentit të Oracle Mark Hurd, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjecare në 2019 pas një beteje me kancerin.

Lexo Edhe:

“Janë të pandashëm,” tha një mik i çiftit për DailyMail.com

“Janë bashkë prej një viti dhe edhe pse ajo është përshkruar shpesh si gruaja misterioze në fakt për rrethin e tyre të afërt nuk është ndonjë mister që ata janë bashkë.”

Dikur shefe ekzekutive e një kompanie teknologjie, Hurd tashmë organizon evente dhe merret me filantropi.

Bashkëshorti i saj i ndjerë kishte një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh në kohën kur vdiq. Më herët, dyshja vizituan e Sidnein ku miliarderi takoi edhe kryeministrin e vendit Anthony Albanese./A2CNN