Pasi takoi Kristiano Ronaldon, Rama i bën tjetër surprizë vogëlushit që u hodh nga kati i tretë - Gazeta Express
string(94) "pasi-takoi-kristiano-ronaldon-rama-i-ben-tjeter-surprize-vogelushit-qe-u-hodh-nga-kati-i-trete"

Pasi takoi Kristiano Ronaldon, Rama i bën tjetër surprizë vogëlushit që u hodh nga kati i tretë

Gazeta Express

12/12/2019 18:12

Aurel Lala, vogëlushi 7-vjeçar që i shpëtoi mrekullisht tërmetit të 26 nëntorit duke u hedhur nga kati i tretë ku jetonte në Thumanë tashmë është akomoduar në një banesë në Kamëz së bashku me familjen.

Por pak ditë pasi Rama e dërgoi në Itali, aty ku takoi Kristiano Ronaldon dhe Gigi Bufonin, sot kryeministri pati një tjetër surprizë për të.

Lexo Edhe:

Ai i kishte vendosur në dhomë një poster të madh të idhullit të tij, Ronaldo.

“Ditën e parë të shkollës do ta çoj unë në shkollë, kështu e kemi lënë. Të hënën do të vi unë dhe do të çoj në shkollë”, i tha Rama.