Osmani njofton për takimin e djeshëm me Prattipatin, një nga temat “konstituimi i Kuvendit dhe hapat e mëtejmë” - Gazeta Express
string(138) "pasi-pranoi-leter-ngatrump-osmani-pret-ne-takim-perfaqesuesen-e-shba-ve-ne-kosove-u-rikonfirmua-perkushtimi-i-palekundur-per-aleancen-tone"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 12:35

Osmani njofton për takimin e djeshëm me Prattipatin, një nga temat “konstituimi i Kuvendit dhe hapat e mëtejmë”

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 12:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim të enjten të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati.

Osmani ka pranuar një letër nga presidenti amerikan Donald Trump duke vlerësuar atë si mike të vërtetë.

Në këtë linjë, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme mbi partneritetin me Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur për të punuar ngushtë me Presidentin Trump në thellimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta strategjike.

Po ashtu është folur edhe për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja Osmani vlerësoi lart lajmin të cilin ia ka komunikuar javën e kaluar Zëvendëssekretari amerikan Christopher Landau për vazhdimin e Kompaktit të MCC-së në Kosovë, si një hap që do të ndihmojë ndjeshëm zhvillimin afatgjatë dhe strategjik të sektorit të energjisë, si dhe zhvillimet pozitive në aspektin e integrimit të Kosovës në peizazhin digjital global”.

“Tutje, Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë. Ndër të tjera, u diskutua edhe për hapa konkretë në funksion të thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Gazeta Express