Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se ajo nuk do të jetë sot kandidate e propozuar për kryetare të Kuvendit.
E pyetur se kush do të jëtë ajo tha se do të shihet gjatë seancës, raporton EO.
Seanca do të mbahet nga ora 11:00.
Ndryshe në seancën e para dy ditëve, që ishte edhe seanca e parë e zhvilluar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, VV-ja bëri dy propozime për kryetare të Kuvendit.
E para ishte Albulena Haxhiu, e pas saj ishte Donika Gërvalla. Megjithatë, asnjëra prej tyre s’arriti t’i marrë votat për këtë pozitë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...