Pasi Kurti e propozoi Gërvallën, Albulena Haxhiu e thotë vetë: S’do të jem kandidate për kryetare, do të shihet kush do të jetë - Gazeta Express
string(123) "pasi-kurti-e-propozoi-gervallen-albulena-haxhiu-e-thote-vete-sdo-te-jem-kandidate-per-kryetare-do-te-shihet-kush-do-te-jete"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 10:43

Pasi Kurti e propozoi Gërvallën, Albulena Haxhiu e thotë vetë: S’do të jem kandidate për kryetare, do të shihet kush do të jetë

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 10:43

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se ajo nuk do të jetë sot kandidate e propozuar për kryetare të Kuvendit.

E pyetur se kush do të jëtë ajo tha se do të shihet gjatë seancës, raporton EO.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Ndryshe në seancën e para dy ditëve, që ishte edhe seanca e parë e zhvilluar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, VV-ja bëri dy propozime për kryetare të Kuvendit.

E para ishte Albulena Haxhiu, e pas saj ishte Donika Gërvalla. Megjithatë, asnjëra prej tyre s’arriti t’i marrë votat për këtë pozitë.