Një shënim i shkruar me dorë u postua në llogarinë X të kreut të sigurisë iraniane, Ali Larijani, pasi Izraeli pretendoi se e kishte vrarë atë në një sulm ajror
Një shënim i shkruar me dorë në nder të pjesëtarë të flotës iraniane u postua në llogarinë X të Ali Larijanit pak pasi Izraeli tha se kishte vrarë kreun e sigurisë iraniane në një sulm ajror gjatë natës.
Megjithatë, nuk është e qartë kur është shkruar mesazhi ose kush e ka postuar atë, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Mesazhi thotë: “Në rastin e ceremonisë së varrimit për martirët guximtarë të Marinës së Republikës Islamike të Iranit: Kujtimi i tyre do të mbetet përgjithmonë në zemrën e kombit iranian, dhe këto martirizime do të forcojnë themelet e Ushtrisë së Republikës Islamike për vitet që do të vijnë brenda strukturës së forcave të armatosura. Lutem te Zoti për gradat më të larta për këta martirë të dashur”.
Larijani ishte parë në publik të premten e kaluar duke marrë pjesë në tubimet për Ditën e Qudsit. Autoritetet iraniane nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e tij. Pas raporteve për vrasjen e tij që dolën në mediat izraelite më herët gjatë ditës, mediat iraniane njoftuan se Larijani do të publikonte së shpejti një mesazh.