Pasi iu arrestua partneri, Ilda Bejleri bën postimin e papritur - Gazeta Express
string(62) "pasi-iu-arrestua-partneri-ilda-bejleri-ben-postimin-e-papritur"

Pasi iu arrestua partneri, Ilda Bejleri bën postimin e papritur

Yjet

Gazeta Express

25/03/2024 21:21

Ardit Kraja, partneri i moderatores Ilda Bejleri u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet për organizimin e lojrave të fatit.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e moderatores.

Lexo Edhe:

Sot, ajo ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale, e shoqëruar nga e bija, Sienna.

“Sienna ka vënë qeleshen. Gati për Euro2024”, shkroi moderatorja e njohur e sportit.

Duke zgjedhur kështu që të mos e komentojë ngjarjen e ndodhur me bashkëshortin e saj.

Ardit Kraja, 49-vjeçar i njohur në Shqipëri si ‘bossi’ i lojërave të fatit, ish-pronari i “superbast” është ndaluar të martën nga Policia e Kosovës, në njërën nga pikat kufitare.

Ardit Kraja, partneri i moderatores së njohur të sportit, Ilda Bejlerit u ndalua në Vërmicë dhe pas verifikimit rezultoi se ndaj tij kishte dy “urdhërarreste” nga dy Gjykata në Kosovë.