Pasi Irani nisi raketa drejt Irakut e Katarit, ky shtet në Lindje të Mesme ku SHBA ka baza ushtarake mbyll hapësirën ajrore - Gazeta Express
string(122) "pasi-irani-nisi-raketa-drejt-irakut-e-katarit-ky-shtet-ne-lindje-te-mesme-ku-shba-ka-baza-ushtarake-mbyll-hapesiren-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 20:25

Pasi Irani nisi raketa drejt Irakut e Katarit, ky shtet në Lindje të Mesme ku SHBA ka baza ushtarake mbyll hapësirën ajrore

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 20:25

Shteti i Kuvajtit ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht hapësirën ajrore si një “masë paraprake”, që do të jetë në fuqi nga sot deri në një njoftim tjetër, shkruan ABC News, trasnmeton Express.

Kështu kanë bërë të ditur aviacioni civil i Kuvajtit.

 “Autoritetet përkatëse konfirmojnë se ky vendim është marrë në kuadër të ruajtjes së niveleve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes në mes të zhvillimeve rajonale, me koordinim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente në nivel lokal dhe ndërkombëtar për të monitoruar zhvillimet dhe për të marrë masat e nevojshme”, kanë deklaruar nga  aviacioni civil i vendit.

Në këtë shtet të Lindjes së Mesme, SHBA ka baza ushtarake që quhen “Camp Arifjan” dhe “Ali Al Salem Air Base” dhe vendimi i Kuvajtit për mbyllje të hapësirës ajrore vjen pasi Irani tragetoi sot me raketa dy bazat tjera të SHBA-së në Irak dhe Katar./GazetaExpress/