Pasi i shpëtoi helmimit Navalnit sërish i nxjerr probleme Putini - Gazeta Express
string(64) "pasi-i-shpetoi-helmimit-navalnit-serish-i-nxjerr-probleme-putini"

Pasi i shpëtoi helmimit Navalnit sërish i nxjerr probleme Putini

Gazeta Express

25/09/2020 19:17

Pas betejës së fituar nga helmimi me Noviçok, Aleksei Navalit, i duhet të përballet me një tjetër sfidë, atë me gjykatat ruse që kanë vendosur t’i ngrijnë llogaritë bankare dhe apartamentin me 3 dhoma gjumi në jug-lindje të Moskës.

Shkak është bërë një vendim gjykate i Tetorit 2019 që detyron Navalnin të dëmshpërblejë me 1.1 milionë dollarë biznesmenin rus Jevgjeni Prigozhin, i njohur me nofkën “kryekuzhinieri i Putinit”.

Lexo Edhe:

Vendimi u mor pasi fondacioni anti-korrupsion i drejtuar nga Navalni publikoi në 2018-ën një video ku hidheshin akuza se firma e biznesmenit rus që furnizon me ushqim shkollat e Moskës po helmonte nxënësit për shkak të cilësisë së keqe të produkteve të saj.

Vendimi i fundit për ngrirjen e aseteve vjen pasi Navalni ende nuk ka shlyer shumën e dëmshpërblimit. Stafi i Navalnit e konsideron vendimin si politik.

Navalni la të mërkurën spitalin Sharite në Berlin, pas përmirësimit të shëndetit. Autoritetet gjermane mbajnë sekret vendndodhjen e tij për arsye sigurie pas dyshimeve se si kundërshtar i Putinit ai është helmuar nga njerëz të lidhur me Kremlinin. Por zëdhënësi i presidentit rus tha se ai është i mirëpritur në Moskë si çdo qytetar tjetër.