Mirlind Daku ishte pranë transferimit në Zenit St Petersburg gjatë kësaj vere, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.
Prandaj, sulmuesi kosovar vendosi të qëndrojë në Rubin Kazan.
Një burim i afërt me lojtarin i ka treguar “Gazetës Express” se përfaqësuesi shqiptar dhe klubi rus kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Daku është njëri prej sulmuesve më të mirë në Rusi dhe pa dyshim se ky lajm e gëzon tej mase klubin rus.
Për sulmuesin gjilanas flitej se kishte edhe oferta të tjera nga Rusia dhe nga Turqia, por që në fund vendosi ta vazhdojë eksperiencën në Rubin Kazan, sigurisht më kushte të përmirësuara dhe me rrogë më të lartë. /Gazeta Express