Pasi i dështoi kalimi në Barcelonë, Olmo mund t’i bashkohet Man Unitedit - Gazeta Express
string(70) "pasi-i-deshtoi-kalimi-ne-barcelone-olmo-mund-ti-bashkohet-man-unitedit"

Futboll

Gazeta Express

14/09/2021 10:32

Pasi i dështoi kalimi në Barcelonë, Olmo mund t’i bashkohet Man Unitedit

Futboll

Gazeta Express

14/09/2021 10:32

Dani Olmo është një nga atraksionet më të mëdha të tregut për momentin dhe emri i tij tashmë po kumbon për të përforcuar klubet kryesore në Evropë.

Spanjolli është në qendër të vëmendjes të Barcelonës, Juventusit dhe Manchester United, por gjithçka tregon se klubi anglez ka marrë epërsinë.

Lexo Edhe:

Olomo ka kaluar një sezon fantastik me fanellën e Leipzig, duke arritur majat me performancat e tij në “Euro 2020”.

Tani për tani as Barcelona dhe as Juventusi nuk kanë potencialin ekonomik për të qenë në gjendje të përballen me këtë operacion, diçka që nuk do të ishte problem për entitetin britanik.

Kontrata e Olmo përfundon në 2024, por skuadra gjermane do të shqyrtojë ofertat që këtë verë.