Atleti kosovar, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23, që u mbajt në Leiria të Portugalisë.
Ramadani hodhi gjylën në largësi 19.28 metra, distanca kjo më e largët nga të gjithë rivalët e tij në këtë garë.
Më të zbarkuar në Prishtinë, Ramadani për KosovaPress tha se kishte punuar jashtëzakonisht shumë për ta arritur këtë sukses dhe ia doli përballë shteteve shumë të fuqishme.
“Jemi përgatitur për këtë medalje, po ashtu edhe për këtë rezultat. Nuk ka qenë rezultat befasues për ne por ka qenë rezultat i pritshëm ku kemi punuar prej muajit tetor për këtë garë ku edhe na u shpërblye mundi me medaljen e artë dhe me një rekord personal dhe rekord shtetëror…Konkurernca ka qenë tepër e fortë maë parasysh që kanë qenë të gjitha shtetet e evropës, kanë qenë 40 shtete ku ndër rivalët më të Italia, Gjermania, Spanja, ka pasur edhe rival të tjerë por me rezultat më të dobët.”, tha Ramadani.
Ai shtoi se në të ardhmen synon ta rrëmbejë medaljen e artë edhe në Kampionatin Evropian që mbahet në verën e këtij viti.
“Po, motivi është një motiv shtesë pasi që është një medalje për mua, për Kosovën por presim tani të punojmë për garën tjetër, është Kampionati Evropian në korrik të këtij viti ku edhe atje presim ta fitojmë medaljen e artë”, theksoi ai.
I lumtur me suksesin e tij u shpreh edhe trajneri dhe babai i tij, Shaban Ramadani. Ai theksoi se këtë vit synimi është që të arrihet normal olimpike.
“Të jesh i pari në Evropë është një diçka shumë e vlefshme. Kur ishte fjala të konkurrenca, ajo ka qenë e jashtëzakonshme pasi kanë marr pjesë 40 shtete të Evropës dhe aty vet pjesëmarrja e tyre e tregon konkurrencën e tyre. Qëllimi ynë është t’i ofrohemi këtë vit sa më shumë normës olimpike e cila duhet të punohet mjaftë shumë për ta arritur mirëpo dalëngadal, shkallë pas shkalle besoj që do t’i ofrohemi edhe normës olimpike këtë vit”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani tha se rezultatet dhe sukseset e Ramadanit janë stimul për atletët e rinj për të arritur suksese kulminante.
“Federata Atletike e Kosovës tani është me kampion evropian dhe unë e përgëoj dhe e uroj përzemërsisht në emër timin dhe të Federatës Atletike të Kosovës këtë djalë të ri i cili është duke shkëlqyer dhe me siguri dalëngadal do të arrijmë edhe kampion botëror dhe olimpik. Puna e tij dhe trajnerit të tij Shabani është për t’u lavdëruar dhe për t’u përkrahur nga të gjithë ne… Rezultatet e Muhametit janë edhe për atletët e ardhshëm të cilët si stimul apo si nxitës për të arritur rezultate të mira”, theksoi Sylejmani.
Sylejmani gjithashtu kërkoi edhe mbështetjen më të madhe nga ana e Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik për sportin e atletikës në Kosovë.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...