Pasi e mundi, Augsburgu tallet me Schalken në ‘Twitter’ - Gazeta Express
string(52) "pasi-e-mundi-augsburgu-tallet-me-schalken-ne-twitter"

Gazeta Express

24/05/2020 23:40

Pasi e mundi, Augsburgu tallet me Schalken në ‘Twitter’

Gazeta Express

24/05/2020 23:40

Augsburg është tallur me Schalken pasi e mposhti, me një postim ne rrjetet sociale.

Pas fitores 3-0, Augsburg ka postuar logon e Schalkes në ‘Twitter’, duke e modifikuar në “Schalke 03”. Në krah ka qenë një logo tjetër me “Schalke 04” për t’ia kujtuar kundërshtarëve goleadën e pësuar të dielën.

Schalke 04 në vitin 2020 nuk ka arritur të marrë tri pikë në 9 ndeshje radhazi. Ndër të tjera, kanë pësuar plot 5 humbjet.

E vetmja fitore ka ardhur më 17 janar në shtëpi kundër Borussia Monchengladbach. /Gazeta Express/