Pasi e akuzoi për "deformim të Kushtetutës", Kryeziu e fton Enver Hasanin për debat - Gazeta Express
string(80) "pasi-e-akuzon-per-deformim-te-kushtetutes-kryeziu-e-fton-enver-hasanin-per-debat"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 21:04

Pasi e akuzoi për “deformim të Kushtetutës”, Kryeziu e fton Enver Hasanin për debat

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 21:04

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu i ka kërkuar debat ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani.

Kryeziu kishte lëshuar një varg akuzash ndaj Enver Hasanit duke e konsideruar se person që “ka deformuar Kushtetutën”.

Madje, e ka akuzuar se “ka pasur ambicie personale që të bëhet president”.

Këtyre akuzave, Hasani iu ka përgjigjur me tallje ndaj Kryeziut, duke i thënë se “kur të është në gjendje atë që ka shkruar ta thotë me gojë mund t’i përgjigjet”.

E kryeziu i tha se mund të debatojnë kur të dëshiron.

“I trembur nga madhështia e Babës që rrezaton kudo e i bën hije kujtdo, vogëlsia ime, prej një juristi të parëndësishëm komunal, e preferon që këtë riprodhim mundësisht ta bëjmë me sllajde, e jo me gojë”, ka shkruar ndër tjerash Kryeziu. /Gazeta Express