Derisa Mustafë Grainca po intervistohej në emisionin Kosova Live në T7 pas vendimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, ku shpalli Dimal Bashën fajtor pë shpifje, ka ardhur edhe reagimi i avokatit të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.
Avokati i tij ka bërë të ditur për televizionin se vendimi i shpallur nga Themelorja nuk është përfundimtar dhe se tashmë është në përgatitje ankesa për në Gjykatën e Apelit. Ai sqaroi se çështja daton që nga viti 2019, kur Basha nuk mbante ende asnjë funksion publik, duke theksuar se ky është tashmë shqyrtimi i tretë në Themelore.
“Ne do të ndjekim procedurat ligjore dhe do ta ankimojmë vendimin. Kjo është e drejta jonë dhe procesi do të vazhdojë në Apel,” tha avokati i Bashës, duke reaguar në kohë reale me intervistën e Graincës.