“Pashë nanën? – Kjo nuk është sjellje normale” - Valon Syla nervozohet me deklaratat e Albin Kurtit për Prokurorinë dhe gazetarët - Gazeta Express
string(122) "pashe-nanen-kjo-nuk-eshte-sjellje-normale-valon-syla-nervozohet-me-deklaratat-e-albin-kurtit-per-prokurorine-dhe-gazetaret"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 23:42

“Pashë nanën? – Kjo nuk është sjellje normale” – Valon Syla nervozohet me deklaratat e Albin Kurtit për Prokurorinë dhe gazetarët

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 23:42

Analisti Valon Syla ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Kurti ndaj prokurorisë dhe mediave. Syla tha se Kurti i thoshte Thaçit “shko në Hagë” teksa vetë ai nuk shkon për të dëshmuar në prokurori.

Për vendimin e VV-së për t’i bojkotuar disa media në vend, Syla tha se partia në pushtet dëshiron të ikë nga llogaridhënia.

Lexo Edhe:

“Vetëvendosja po don me i ikë llogaridhënies, VV po don na me folë pse spo vijnë në debat e jo ku i ka çu 14 miliardë që një lule e mbjellur nuk është. Ajo është taktika e VV-së”, tha Syla në Pressing.

“Si gazetar jam kanë kritik i VV-së se e kam ditë që ka me ardhë kjo ditë, se këta kanë me përfundu si çdo parti marksiste, populiste, komuniste…”, tha ai.

“Ky (Kurti) i thotë Hashimit shko në Hagë, a këndej unë nuk shkoj të Prokuroria e unë shkoj në media, pash nanën? Çka po rrin pra, ikë prej aty jep dorëheqje, lëshoja rendin dikujna që e kryen punën…Ky (Kurti) po don me i ruajtë qata që i kanë mbetë me i mashtru diqysh…”, tha Syla në Pressing.