'Pash vdekjen me sy', ish-konkurrenti i 'Për’Puthen' pëson aksident të rëndë - Gazeta Express

‘Pash vdekjen me sy’, ish-konkurrenti i ‘Për’Puthen’ pëson aksident të rëndë

Rozë

Gazeta Express

23/11/2021 20:30

Ish konkurrenti i ‘Për’Puthen’, Argjenc Rraci ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik këtë të martë.

Teksa po udhëtonte nga Kosova drejt Tiranës, pasi kishte një intervistë në emisionin “Breaking”, burime për Top News bëjnë të ditur se pësoi një aksident tejet të rëndë, ku për pak sa nuk ka humbur jetën.

Lexo Edhe:

“Siç isha më së miri duke i dhënë makinës fillon dhe merr drejtim anash. Se dija ç’po ndodhte veç tmerrohesha se përplasej sa në një anë sa në anën tjetër të rrugës. Më vonë u konstatua se goma e makinës para kishte dal nga vendi”, ka thënë Argjendi për Gazeta Shqip, duke shtuar se ka qëlluar me fat që ka shpëtuar.

Argjendi ka thënë më tej se ka lëndime në trup, por jo shumë të rënda, por shton se është frikësuar shumë.

“Për pak sekonda pashë vdekjen me sy. Ishte vërtetë shumë keq”.