Pasardhësit e Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit: Pa bashkim, s’ka sukses - Gazeta Express
string(70) "pasardhesit-e-hasan-prishtines-dhe-isa-boletinit-pa-bashkim-ska-sukses"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:48

Pasardhësit e Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit: Pa bashkim, s’ka sukses

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:48

Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, pasardhësit e Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, shprehën emocionet e përjetimeve të festave kombëtare.

Mehmet Prishtina dhe Gazmend Boletini thanë me gëzim se festimet e ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë nuk janë ndalur asnjëherë për gjatë gjithë këtyre viteve, mirëpo ata theksuan se ndasitë politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut i bëjnë të ndihen keq për perspektivën që mund të ketë kombi shqiptar.

Lexo Edhe:

“Pa unitet të strukturave politike, që duhet të shkojë në interes të përbashkët të kombit, s’mund të arrijmë në asnjë sukses, mesazhi im është që [politikanët] t’ia thirrin mendjes kur bëhet fjalë për interesat kombëtare”, u shpreh Mehmet Prishtina për Euronews Albania.

“Vizitat shtetërore [të politikanëve] që bëjnë te unë, u them gjithmonë se na vlen më shumë bashkimi”, theksoi Gazmend Boletini.

Të pyetur nëse brezi i tanishëm “e do veten më shumë se paraardhësit”, Prishtina dhe Boletini preferuan të mos ndaleshin në kritika, por të shprehnin besimin se e ardhmja do të jetë e suksesshme.

“Vlerat kombëtare të trashëguara brez pas brezi dhe puna e jonë [familjarëve të patirotëve] ka bërë që brezi i ri ta njohë dhe mësojë historinë dhe gjenerata e ardhshme duhet ta mësojnë se bashkimi vjen nga njohja e historisë”, u shpreh Gazmend Boletini.