Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë.
Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter goditi brigjet e Nisyros. Epiqendra e tërmetit ndodhej 38 kilometra në jugperëndim të ishullit.
Deri tani sipas mediave greke nuk raportohet për të lënduar apo objekte të dëmtuara.