Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 8:26

Pas zjarreve dhe shiut, Australia përfshihet nga stuhia e pluhurit

Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 8:26

Erërat e forta në pjesën qendrore të rajonit New South Wales në Australi kanë krijuar stuhi pluhuri që në disa qytete e ktheu ditën në natë.

Byroja e Meteorologjisë e lëshoi një varg paralajmërimesh të dielën në mbrëmje për këtë rajon. Stuhitë e pluhurit erdhën pas erërave të fuqishme dhe reshjeve të mëdha të shiut në disa pjesë të vendit.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga disa dëshmitarë shihen masat e mëdha të pluhurit duke u përhapur në qytezën Dubbo dhe disa vende të tjera. Pluhuri ishte aq i dendur, saqë e bllokoi edhe depërtimin e rrezeve të diellit.

Në orën 7 e 45 minuta të mbrëmjes sipas kohës lokale, në Dubbo u regjistruan erëra me shpejtësi prej 107 kilometrave në orë.

Përpos erërave të fuqishme, Australia u përball me reshje të mëdha të shiut dhe vërshime. Në rajonin Victoria, shërbimet emergjente i pranuan 1500 thirrje telefonike për ndihmë.

Reshjet e shiut kanë ndikuar pozitivisht në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe janë mirëpritur nga zjarrfikësit dhe fermerët.

Meteorologët australianë kanë parashikuar se stuhia do të vazhdojë edhe të hënën dhe do të përcillet me erëra të fuqishme, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.