Pas Zirkzee, Man United synon t’ia “rrëmbej” nga duart Milanit një tjetër futbollist - Gazeta Express
string(80) "pas-zirkzee-man-united-synon-tia-rrembej-nga-duart-milanit-nje-tjeter-futbollist"

Futboll

Gazeta Express

23/07/2024 14:31

Pas Zirkzee, Man United synon t’ia “rrëmbej” nga duart Milanit një tjetër futbollist

Futboll

Gazeta Express

23/07/2024 14:31

Manchester United po synon t’i prish punë sërish skuadrës së Milanit.

Pasi ia morën nga duart sulmuesin Zirkzee, tash United po synon ta bëjë një gjë të tillë edhe për Youssouf Fofana.

Milani ka arritur marrëveshje personale me lojtarin por duket se gjithçka ka ngecur në negociatat midis klubeve, me Monaco që ende nuk ka pranuar ofertën e italianëve.

Nisur nga kjo gjendje, United ka kërkuar informacione për lojtarin francez, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2025.

Një situatë kjo që ngjason disi edhe me atë të Zirkzee, me Milanin që kontaktojë fillimisht sulmuesin, por ky i fundit më pas u transferua te Manchester United.

Ekipi anglez është duke synuar që ta forcojë repartin e mesfushës dhe francezin po e sheh si një opsion.