Pas vonesës me vizë, Gueye zyrtarizohet te Ferizaj - Gazeta Express
string(49) "pas-voneses-me-vize-gueye-zyrtarizohet-te-ferizaj"

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 14:56

Pas vonesës me vizë, Gueye zyrtarizohet te Ferizaj

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 14:56

FC Ferizaj ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 26-vjeçar El Hadji Gueye, i cili pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv për pjesën e mbetur të sezonit.

Gueye vjen me një formim cilësor, pasi ka kaluar nëpër akademinë e gjigantit francez LOSC Lille, duke fituar eksperiencë të rëndësishme në një ambient elitar. Në karrierën e tij ai ka provuar edhe futbollin rajonal, duke qenë pjesë e FC Shkupi, ku ka regjistruar paraqitje në arenën evropiane.

Mbrojtësi karakterizohet nga forca fizike, loja e sigurt në duele ajrore dhe leximi i mirë i lojës, elemente që pritet t’i japin stabilitet prapavijës së skuadrës ferizajase.

Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit ishte arritur që gjatë afatit kalimtar veror, por për shkak të vonesave në pajisjen me vizë, prezantimi zyrtar u shty deri më tani.

Me këtë lëvizje, Ferizaj synon të rrisë konkurrencën në mbrojtje dhe të konsolidojë objektivat për sezonin aktual. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement