Fernando Santos nuk është më trajner i Besiktasit.
Trajneri portugez mori drejtimin e klubit turk vetëm tre muaj më parë, por që nuk i eci ashtu siç duhej.
Besiktasi në pesë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë fitore, duke humbur tri dhe barazuar në dy të tjera.
Aktualisht, ata gjenden në pozitën e katërt me 48 pikë, teksa dy ekipet e para, Galatasaray dhe Fenerbahce kanë nga 84, respektivisht 82.