Pas vendimit të MCC’së, Thaçi e falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog - Gazeta Express
string(76) "pas-vendimit-te-mccse-thaci-e-falenderon-grenellin-per-mbeshtetjen-ne-dialog"

Gazeta Express

06/06/2020 23:40

Pas vendimit të MCC’së, Thaçi e falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog

Gazeta Express

06/06/2020 23:40

Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë dhe zhbllokimi të fondeve të MCC’së për Kosovën ka pasur shumë reagime pozitive.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar për herë të dytë – veçse tani në Twitter, ku ka përmendur edhe emisarin special të SHBA’ve për dialogun, Richard Grenell.

Lexo Edhe:

Thaçi falënderoi Grenell për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.

“Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MCC për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”, ka shkruar presidenti.