Pas vendimit të Kurtit, 16 kamionë me mallra hyjnë nga Serbia në Kosovë - Gazeta Express
string(70) "pas-vendimit-te-kurtit-16-kamione-me-mallra-hyjne-nga-serbia-ne-kosove"

Pas vendimit të Kurtit, 16 kamionë me mallra hyjnë nga Serbia në Kosovë

Gazeta Express

01/04/2020 14:34

Dymbëdhjetë orë pas largimit të taksës prej 100% për produktet serbe e boshnjake, në Kosovë kanë hyrë gjashtëmbëdhjetë kamionë me mallra nga Serbia. Tre prej tyre, gjatë së mërkurës kanë kaluar nëpër pikën kufitare në Merdare.

Sipas zyrtarëve doganorë të kësaj pike, të tre këta kamionë kanë sjellë lëndë të parë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Nga ora 12 e mesnatës së 31 marsit, me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë liruar nga tarifa prej 100%. /koha.net/