Pas urdhrit të Ramës, dorëheqje masive në Durrës dhe Fier - Gazeta Express
string(56) "pas-urdhrit-te-rames-doreheqje-masive-ne-durres-dhe-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 18:48

Pas urdhrit të Ramës, dorëheqje masive në Durrës dhe Fier

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 18:48

Pas kërkesës direkte të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në radhët e drejtuesve vendorë në disa bashki të vendit, kanë nisur lëvizjet e para në Durrës dhe Fier. Të gjithë drejtorët lokalë dhe kryetarët e njësive administrative në varësi të Bashkisë së Durrësit kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, ndërsa pritet vendimi për të ardhmen e tyre pas analizës së performancës.

Një grup pune është ngritur për të shqyrtuar efektivitetin dhe angazhimin e secilit drejtues, ndërkohë që vendimi për qëndrimin ose largimin e tyre do të merret deri në fund të korrikut. Dorëheqjet aktualisht nuk janë të parevokueshme dhe do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm që përfshin kryetaren e bashkisë Emiriana Sako dhe deputetet Milva Ikonomi dhe Klodiana Spahiu.

E njëjta situatë po ndodh edhe në Fier, ku janë paraqitur disa dorëheqje në nivel drejtuesish vendorë. Rama, gjatë një vizite të fundit në Durrës, kritikoi keqmenaxhimin e sezonit turistik, problematikat me ujin, mbetjet, ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike, duke kërkuar “freskim” të administratës vendore.