Pas tragjedisë në Himarë, Gledis Nano lë pa pushime efektivët e vijës bregdetare - Gazeta Express
string(79) "pas-tragjedise-ne-himare-gledis-nano-le-pa-pushime-efektivet-e-vijes-bregdetare"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 15:26

Pas tragjedisë në Himarë, Gledis Nano lë pa pushime efektivët e vijës bregdetare

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 15:26

Pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas nga skafi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka marrë një vendim për efektivët e strukturave bregdetare.

Mësohet se Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Lexo Edhe:

Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se vetë drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.