Një lajm tronditës ka goditur Bayern Munichun dhe përfaqësuesen gjermane: Jamal Musiala ka pësuar një dëmtim të rëndë që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Sipas asaj që raporton e përditshmja gjermane BILD, pas testimeve të para mjekësore është konfirmuar se Musiala ka thyer fibulën e këmbës së majtë dhe ka dëmtuar disa ligamente, një kombinim që kërkon trajtim intensiv dhe rehabilitim të gjatë.
Afati i parashikuar për rikuperim është 4 deri në 5 muaj, shkruan Gazeta Express.
Lëndimi ndodhi gjatë çerekfinales së Kupës së Botës për Klube, në përballjen mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ku Musiala u përplas me portierin italian Gianluigi Donnarumma, duke shkaktuar momente ankthi në stadium.
Pamjet e incidentit nuk u transmetuan më pas, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimit.