Pas takimit Trump-Putin, shefi i NATO-s udhëton sot në Washington - Gazeta Express
string(64) "pas-takimit-trump-putin-shefi-i-nato-s-udheton-sot-ne-washington"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 7:09

Pas takimit Trump-Putin, shefi i NATO-s udhëton sot në Washington

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 7:09

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Washingtonin sot, ku do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.

Ky takim do të përfshijë gjithashtu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe liderë të tjerë evropianë.

Takimi vie vetëm pak ditë pas takimit me rëndësi jetike që ngjau mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaska.

Sipas njoftimit, takimi pritet të fokusohet në çështje kyçe të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë, duke forcuar bashkëpunimin mes shteteve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë globalë.