Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka nisur një udhëtim nëpër kryeqytetet europiane si reagim ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për deklaratët e tij se do të donte që Grenlanda, një territor gjysmë autonom i Danimarkës, të ishte nën kontrollin e SHBA-së.
Më herët sot, ajo u takua edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, ndërsa ka përfunduar një takim edhe me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ajo tha se kishte një “mesazh të qartë nga miqtë në vendet nordike dhe Europë dhe gjithashtu jashtë Europës se sigurisht duhet të ketë respekt për territoret dhe sovranitetin e shteteve”.
“Kjo është thelbësore për komunitetin ndërkombëtar që kemi ndërtuar së bashku që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ajo.
E pyetur nëse do të përdorte këto zotime që mori nga vendet europiane në bisedat e ardhshme me Trump, ajo tha: “Unë mund të përdor gjithçka që po bëjmë tani. Përndryshe nuk do ta bëja”.
“Gjithçka që bëjmë është të vendosim jo vetëm Danimarkën, por edhe Europën në pozicionin më të mirë të mundshëm”, tha ajo, sipas transmetuesit danez TV2.
Ajo do të jetë më pas në Bruksel, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...