Pas sulmit të Policëve në veri, Shefi i EULEX'it: Akt kriminal, do t'i shtojmë patrullimet në atë zonë - Gazeta Express
string(97) "pas-sulmit-te-policeve-ne-veri-shefi-i-eulexit-akt-kriminal-do-ti-shtojme-patrullimet-ne-ate-zone"

Pas sulmit të Policëve në veri, Shefi i EULEX’it: Akt kriminal, do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 21:03

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Ujman.

Wigermark ka thënë se  këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. Ai po ashtu tha se  EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

Lexo Edhe:

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark.