Pas sulmit në Iran, Trump kërkon që vendet e Lindjes së Mesme të bashkohen me Marrëveshjet e Abrahamit - Gazeta Express
string(101) "pas-sulmit-ne-iran-trump-kerkon-qe-vendet-e-lindjes-se-mesme-te-bashkohen-me-marreveshjet-e-abrahamit"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 14:44

Pas sulmit në Iran, Trump kërkon që vendet e Lindjes së Mesme të bashkohen me Marrëveshjet e Abrahamit

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 14:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se pas sulmit të muajit qershor ndaj objekteve bërthamore iraniane, ai po inkurajon “të gjitha vendet e Lindjes së Mesme” të bashkohen me Marrëveshjet e Abrahamit – marrëveshjet e normalizimit midis Izraelit dhe katër vendeve me shumicë myslimane, të ndërmjetësuara nga administrata e tij e parë në vitet 2020 dhe 2021.

“Tani që arsenali bërthamor që Irani po ‘krijonte’ është shkatërruar totalisht, është shumë e rëndësishme për mua që të gjitha vendet e Lindjes së Mesme të bashkohen me Marrëveshjet e Abrahamit,” ka shkruar Trump në llogarinë e tij në TruthSocial.

Ai më tej ka shtuar se: “Kjo do të sigurojë paqen në Lindjen e Mesme”.