Pas shumë vitesh mungesë, Rihanna publikon këngën e saj më të re - Gazeta Express
string(63) "pas-shume-vitesh-mungese-rihanna-publikon-kengen-e-saj-me-te-re"

Muzike

Gazeta Express

28/10/2022 22:47

Pas shumë vitesh mungesë, Rihanna publikon këngën e saj më të re

Muzike

Gazeta Express

28/10/2022 22:47

Pas gjashtë vitesh mungesë në tregun muzikor, Rihanna ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin “Lift Me Up”. Kjo është muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016.

Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se diva e muzikës e paralajmëroi publikimin e këngës së re disa herë në fillim të javës, ndërsa ditën e djeshme njoftoi për datën e publikimit.

Nga ana tjetër, artistja e famshme dhe partneri i saj ASAP Rocky disa ditë përpara publikimit të këngës morën pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles.

Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj të këtij viti. “Lift Me Up” erdhi për fansat e themelueses së “Fenty Beauty”, të cilët nuk kanë dëgjuar asnjë muzikë të re nga ylli që nga albumi i saj i 8-të.